Trump kritikon FBI-në

Trump kritikon FBI-në

Presidenti Donald Trump ka qortuar FBI-në se ka injoruar sinjalizimet që paralajmëruan masakrën e së mërkurës në një gjimnaz në Florida. Sipas kreut amerikan të shtetit, agjensia po “shpenzon më shumë kohë duke u përpjekur të vërtetojë ndërhyrjen e Rusisë në fushatën e tij presidenciale”. “Nuk ka ndërhyrje. Kthehuni në punën që bëni zakonisht dhe na bëni krenarë,” shkroi Trump në Twitter, ndërsa e konsideroi mospërfilljen e sinjaleve nga FBI si të papranueshme.

Byroja Federale e Hetimit pranoi se nuk kishte vepruar pas sinjalizimeve për agresorin Nikolas Cruz, i cili rrëfeu autorësinë e masakrës së kryer në një gjimnaz në Parkland, ku 17 persona humbën jetën. Agjensia zotëronte informacione mbi sjelljet shqetësuese të agresorit 19-vjeçar, përmbajtjet e postimeve të tij në mediat sociale dhe madje ishte në dijeni se ai mbante armë, prova potenciale se ai planifikonte të kryente një sulm ndaj shkollës ku dikur ishte nxënës.

Masakra konsiderohet si incidenti i dytë më vdekjeprurës në ambjentet e shkollave që prej vitit 2012 dhe ka rindezur sërish debatin e gjatë për rregulla më të ashpra për kontrollin e armëve.

EMISIONET