Vetëm disa orë pasi demokrati Bill Taylor publikoi prova se Donald Trump përdori ndihmën ushtarake si “kërcënim” kundrejt Ukrainës, presidenti i mohoi të gjitha akuzat.

Gjithashtu ai mohoi faktin se ka kërkuar ndihmën e gjykatës për të hequr provat mbi bisedën telefonike që ai kishte me presidentin e Ukrainës.

Madje këtë fakt e ka mohuar dhe një prej gjykatësve.

Përmes një postimi në Tëitter, Trump i përgënjeshtroi dokumentat e publikuar si lajme të rreme nga një media që nuk ka një burim të saktë.

Republikani akuzohet se i ka kërkuar presidentit të Ukrainës që të hetojë kundërshtarin politik Joe Biden.

Por Trump e ka konsideruar bisedën telefonike si perfekte dhe se nuk ka shkelur asnjë ligj.


/Ora News.tv/