Presidenti amerikan Donald Trump tha ditën e djeshme më 25 mars se disa njerëz në media duan që ekonomia të vuajë si rezultat i epidemisë së koronavirusit. 

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë në konferencën e përditshme për shtyp, Trump tha se: “Media do donte të më shihte të mos dilja mirë në zgjedhje”.

Ai po i përgjigjej pyetjes së një gazetareje lidhur me synimin për të rihapur bizneset për Pashkë dhe nëse kishte motive politike pas atij objektivi. “Mendoj se ka njerëz që do të donin të mos hapej kaq shpejt”, tha ai.

Më herët të mërkurën ai shkruante në Twitter se “mediat e këqija janë forca dominuese që duan që ai ta mbaj vendin të mbyllur sa më shumë të jetë e mundur me shpresën se do të më dëmtojë për zgjedhje. 

''Njerëzit e thjeshtë duan që të rikthehen në punë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai. Ekspertët e shëndetësisë vazhdojnë të theksojnë rëndësinë e vazhdimësisë së masave si distancimi social për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Është e qartë që nuk jemi në një pikë ku mund të marrim frymë të qetë”, tha Jennifer Nuzzo, një epidemiologe në Universitetin Johns Hopkins. 

Edhe guvernatori i Nju Jorkut, shteti më i prekur nga epidemia e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, po kritikon sugjerimin e Presidentit. 

“Asnjë amerikan nuk do që të përshpejtohet ekonomia në dëm të jetës së njerëzve. Mos na bëni të zgjedhim mes një strategjie të mençur mjekësore dhe një strategjie të mençur ekonomike”, tha Andrew Cuomo.

/Ora News.tv/