Tropojë, furgoni me punëtorë të HEC-it përplaset me benzin, 1 i vdekur 8 plagosen

Tropojë, furgoni me punëtorë të HEC-it përplaset me

Një punonjës i HEC-it të Fierzës humbi jetën ndërsa tete persona të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të shënuar mëgjesin e kësaj të premteje në Dushaj të Tropojës.

Furgoni që transportonte punëtorët e HEC it të Fierzës me targë AA 479 MS u përplas me një tjetër mjet me targë AA 691 RT në zonën B, pranë hidrocentralit

Sic tregojnë edhe pamjet e siguruara nga Ora News tregojnë se përplasja me dy mjeteve ka qenë e fortë!

Dem Oruçi, punonjës i hidrocentralit të Fierzës humbi jetën menjëherë në vendngjarje.

Tetë të plagosurit e tjerë, 6 punonjës të HEC-it dhe 2 drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident u dërguan në spitalin e Tropojës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Zeqir Gjonaj, i plagosuri që rezulton në gjendje më të rëndë u soll më pas me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve u përcollën për në spitalin e Kukësit

Ngjarja është shënuar në një kthesë dhe në një kohë kur regjistroheshin reshje shiu, rrethana që dyshohet se kanë ndikuar përplasjen e dy mjeteve

Megjithatë policia lokale ende nuk ka dalë me një përfundim mbi shkakun e aksidentit. 

EMISIONET