"Tronditet" Manchester City, futbollisti kyç pëson dëmtim të rëndë

"Tronditet" Manchester City, futbollisti kyç pëson

Sikur të mos mjaftonte starti negativ, kampionët në fuqi të Premier League, Manchester City po vuan edhe një tjetër aspekt.

Bëhet fjalë për repartin e mbrojtjes, me "Qytetarët" që pas Laporte humbi shërbimet e një tjetër lojtari të prapavijës.

Siç njoftoi trajneri i klubit, Pep Guardiola, John Stones raportoi një problem të muskujve në stërvitjen e këtij mëngjesi dhe i duhet të ndalojë për rreth 4-5 javë.

Në këtë mënyrë, Stones bashkohet me Laporte, Mendy dhe Sane në infermieri, teksa do të humbasë takime kyçe si ato ndaj Shakhtar Donetsk, Watford, Preston, Everton dhe Dinamo Zagreb.

EMISIONET