Sikur të mos mjaftonte humbja ndaj Lazios dhe mundësia për të marrë kreun, Juventusit i duhet të përballet me të tjera lajme aspak të këndshme.

Kampionët pësuan disfatë në "Olimpico" me shifrat 3-1, teksa pritet të humbasin edhe një prej lojtarëve kyç të tyre. Bëhet fjalë për Rodrigo Bentacur, i cili pas asistit te goli i avantazhit me Ronaldon, u detyrua ta mbyll pjesën e para para kohe, duke i lënë vendin Emre Can në minutën e 40 të takimit.

Nga pamjet shihej që uruguajani ka pësuar dëmtim të rëndë, por testet e sotme qetësuan situatën. Sipas tyre, 22-vjeçari ka pësuar tendosje të ligamentit dhe asnjë dëmtim.

"Pas testeve diagnostikuese të kryera këtë mëngjes në J-Medical, kjo është diagnoza e lojtarit, i cili u detyrua të linte aksionin herët në ndeshjen e natës së kaluar. Gjatë ndeshjes kundër Lazios, Bentancur pësoi fryrje të drejtpërdrejtë me shpërqëndrim të ligamentit kolateral medial të këmbës së djathtë. Sot, ai iu nënshtrua trajtimeve dhe analizave më të avancuara. Lojtari do të vlerësohet nga dita në ditë, por nuk ka asnjë gjë për tu shqetësuar,” thuhet në deklaratën e klubit torinez.

Bentacur është kthyer në një lojtar stabël në formacionin e Juventusit, duke qënë deciziv me 4 asiste, pasi 2 golat e tij datojnë në sezonin e kaluar.

/Ora News.tv/