Tronditet Bayern Munchen, bavarezët humbasin gjatë "njeriun gol"

Tronditet Bayern Munchen, bavarezët humbasin gjatë "njeriun

Bayern Munich mrekulloi mbrëmjen e djeshme duke mundur në transfertë Chelsean në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League ndaj Chelsea-t. Ditën e sotme klubi bararez ka publikuar një lajm të keq pasi sulmuesi Robert Levandowski është dëmtuar dhe do të qëndrojë 4 javë jashtë fushave të futbollit.

“Në ndeshjen e djeshme Chelsea-Bayern Munich 0-3, Robert Leëandoëski pësoi frakturë në tibia në gjurin e majtë. Dëmtimi u gjet pas një ekzaminimi nga mjeku i skuadrës Hans Vilhelm Muller pas kthimit nga Londra. Ai do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 4 javë”, shkruhet në komunikatën e Bayern Munich.

Leva deri në këto momente ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm teksa ka arritur të realizojë 39 gola me Bayern Munich në të gjitha kompeticionet dhe pritet të kthehet muajin prill.

EMISIONET