“Triumvirati i kullave”, ekspozita e tre artistëve në Muzeun Kombëtar

“Triumvirati i kullave”, ekspozita e tre artistëve në

 “Ata thonë gjithnjë se koha i ndryshon gjërat, por në fakt duhet t’i ndryshosh ti vetë” thoshte korifeu i pop-artit, Andi Warhol.

Konceptin i tij i vetëndryshimit duket se është përqafuar më së miri nga tre artistët e ekspozitës “Towers”, të hapur në mjediset e Muzeut Kombëtar.

Erand Nebo, Anteo Gremi dhe Gjergji Meta janë mendjet krijuese pas tablove me ndikim të fortë abstrakt, që sjellin në sytë e vrojtuesit estetikën e piktorëve si Gerhard Richter, apo Georgia O'Keeffe.

Arbër Kadia, kurator i ekspozitës, beson se mes punëve të artistëve ka një sinergji të pastër konceptuale.

Tablotë ofrojnë një qasje të re mbi indentitetin dhe vlerat morale të shoqërisë, që ndonëse të pikturuara nga tri duar të ndryshme, janë sërish vijmësi e një trupi të vetëm, të së njëjtës kullë.

EMISIONET