Tre të vdekur gjatë garës me varka në Venecia

Tre të vdekur gjatë garës me varka në Venecia

Të paktën tre persona, përfshirë dy britanikë, kanë vdekur pas një aksidenti me varkë në qytetin italian të Venecias.

Mediat lokale raportojnë se një varkë me shpejtësi goditi një digë artificiale mbrëmjen e së martës gjatë një gare me varka.

Përplasja ndodhi afër vijës së finishit në Lido di Venezia. Varka u përplas me digën dhe u kthye pëmbys në ujë.

Një person i katërt po trajtohet në spital me lëndime. Detaje rreth personave të tjerëve nuk janë publikuar ende.

Midis të vdekurve është Fabio Buzzi, 76 vjeç, një kampion në garat me varka, që po përpiqej të vendoste rekord.

Organizatorët e garës Assonautica thanë varka po lundronte me shpejtësi 148 km/orë kur goditi digën.

Buzzi ka fituar 10 kampionate botërore që kur filloi karrierën e tij mbi 40 vjet më parë.

Në 1978, ai vendosi rekordin botëror të shpejtësisë për varkat me naftë, duke arritur 191.58 km/orë.

Buzzi gjithashtu themeloi FB Design Group, që prodhon anijet Rigid Hull Inflatable.

Anijet e kompanisë kanë vendosur 40 rekorde të shpejtësisë në botë dhe kanë fituar 52 kampionate botërore.

Incidenti i fundit vjen disa muaj pasi një anije lundrimi u përplas me një varkë turistike në Venecia, duke plagosur katër persona.

EMISIONET