Tre të arrestuar në Shkodër, u kapën në loto me armë dhe drogë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga tre persona. Arrestimi i tyre u në një sallë lojrash euro lloto gjatë një kontrolli blic në bashkëpunim dhe me FNSh. Të arrestuarit u kapën me armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Vijojnë kontrollet Blic për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë

"Më datë 17.07.2018 u arrestuan në flagrancë shtetasit Enduel Bajraktari, 29 vjeç, banues në Vau i Dejës ;Mirjan Ndoj, 27 vjeç, banues në Vau i Dejës;Marisjen Gjoka, 20 vjeç, banues në Vau i Dejës

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e sallës lojrave euro lloto, në qytet Vau i Dejës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56 dhe dy pistoleta tip TT".

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Enduel Bajraktari u gjet dhe u sekuestrua 500 gram lëndë e narkotike Cannabis Sativa.

Vijojnë hetimet për këto shtetas pasi dyshohen se janë autorë për disa vepra penale të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

EMISIONET