Grabitja e furgonit me pasagjere në Vlorë: 1 i arrestuar 2 në kërkim

Furgoni me pasagjerë i sapo mbërritur nga Italia është grabitur nga tre persona të maskuar dhe të armatosur me armë kallashnikov.

Grabitja e furgonit që bënte linjën Vlorë- Brindizi-Firence- Vlorë shënua rreth orës 08:30 minuta në zonën e Skelës në Vlorë.

"Grabitësit e armatosur me kallashnikov kanë ndaluar furgonin dhe kanë nxjerrë pasagjerët jashtë dhe i kanë marrë sendet me vlerë dhe eurot që kishin me vete. Flitet për një shumë rreth 16 mijë euro", informoi në momentet e para pas grabitjes gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj.

Arrestimi i njërit prej autorëve - Policia lokale bën me dije se 30 minuta pas ngjarjes është arrestuar një nga autorët. Në pranga ka përfunduar Armand Kuqi, 29 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë. I riu u arrestua i ndihmuar edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit.

Policia lokale thotë se ka identifikuar autorin e dytë, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit të tretë.

Policia thotë gjithashtu se ka shoqëruar edhe një person tjetër, për të cilin po punohet për të zbuluar nëse është përfshirë në ngjarje.

"Në afërsi të vendit ku u kap autori i parë është konstatuar edhe një shtetas tjetër i cili është shoqëruar në Polici e po punohet për të parë nëse ka ose jo lidhje me ngjarjen", thuhet në komunikatë.

Kapen dy kallashnikovë - Gjatë aksionit të arrestimit, janë sekuestruar edhe dy automjete dhe dy armë zjarri kallashnikovë të përdorura nga autorët.

"Autorët e ngjarjes pas grabitjes janë larguar menjëherë me dy automjete, të cilët në tentativë për t'iu shpëtuar forcave të policisë që ishin vënë në ndjekje të tyre kanë braktisur 2 mjetet me të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes tek nënkalimi i “Panajasë” dhe janë larguar në këmbë nëpër kodrat e Panajasë për tu fshehur në pyll", sqaron policia.

Aksion i gjerë i policisë - Për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë angazhuar rreth 70 forca policore të përbëra nga shërbimet e Komisariatit, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Forcat Operacionale FNSH të Fierit. Për ndjekjen e autorëve po përdoret edhe qeni i gjurmës.


(Në foto: Një nga autorët e arrestuar)

(Në foto: Një nga autorët e arrestuar)


(Në foto: Një nga autorët e arrestuar)


Por më vonë (rreth orës 12:56) u mësua se shuma e vjedhur mund të jetë më e madhe dhe mund të arrijë dhe në "50 mijë euro" informon gazetarja Jerola Ziaj.

Ne kerkim te autorit te trete - Forcat speciale, Delta force dhe policia po kontrollojne zonen ku mendohet se fshihet autori i trete i grabitjes. Ndërkohë që disa mintua pasi ndodhi vjedhja u arrit të ndalohen dy persona si të dyshuar si autorë të grabitjes.

Bllokohen dy makina-  Ata mendohet se janë nga Tirana dhe për të kryer operacionin kishin marrë dy makina, një benz dhe një audi.

Makina e parë u bllokua në nënkalimin e Panajasë ndërsa audi u bllokua në rrugën e vjetët të këtok fshati.

Mendohet se me njërën makinë janë larguar nga vendi ku kryen grabitjen ndërsa me makinën tjetër do largoheshin fare nga Vlora.


 Arrestohen dy prej grabitesve - Ne oren 10:16 policia e shtetit informoi arrestimin e dy prej autorëve

Janë sekuestruar dy armë zjarri kallashnikov dhe mjeti me të cilin u larguan autorët. Policia po vijon ndjekjen për arrestimin e autorit të tretë.

(Ne foto: Makina e grabitesit) 






EMISIONET