Tre motra adoleshente kanë vrarë babain e tyre përdhunues.

Vajzat përballen me akuzën për vrasjen e babait Mikhail Khachaturyan. Raportohet se 57-vjeçari u torturoi dhe abuzoi seksualisht me to për vite.

Krestina, Angelina dhe Maria, përkatësisht të moshave 19, 18 dhe 17 vjeç, vranë babain duke e qëlluar me thikë gjahu dhe çekiç.

Ato pretendojnë se ndërmorën aktin pas shumë vitesh abuzim.

Në një video të publikuar në media ata rrëfejnë krimin.

Babi i tyre ishte në gjumë kur planifikuan sulmin. Motrat rrëfyen se shfrytëzuan momentin dhe i gjuajtën fillimisht me thikë e më pas me çekiç.



 

/Ora News.tv/