"Ju flet Moska": Tre gratë e përjetshme të komunizmit shqiptar

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për tre gra komuniste, të cilat kanë qenë bashkëshortet e drejtuesve kryesore ne kohen e komunizmit. 

Myftaraj: I kam quajtur tre gratë e përjetshme të komunizmit shqiptar sepse duket sikur ato kanë nga dy jetë. Një jetë e kanë pasur në periudhën e shtetit komunist dhe më herët në kohën e luftës dhe një jetë  pas viteve 1990.

Janë tre gratë e udhëheqësve shumë të rëndësishëm të komunizmit. E para është Liri Belishova e cila ka vdekur këto ditë në moshën 92 vjecare. E dyta është Nexhmije Hoxha e cila jeton ende në moshën 97 vjeç, e treta është Vito Kapo e cila jeton në moshën 95 vjeç. Poshtë janë burrat etyre, Nako Spiro i Liri Belishovës, Enver Hoxha i Nexhmijes dhe Hysni Kapo i Vito Kapos.

Është një rast unik ky në vendet ish-komuniste që të mbeten gjallë në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI, 30 vjet pas rënies së murit të Berlinit në Shqipëri jetojnë gra të liderve, por që edhe vetë kanë ushtruar lidership. E fundit që vdiq ishte Jovanka gruaja e Titos në 2013 në moshën 88 vjet.

Kjo është Jovanka gruaja e katërt e Titos, sepse gratë e para kishin vdekur më herët.

Ku është qëllimi i këtij emisioni?!

Qëllimi është se nuk është një gjë e rastësisishme, sepse edhe gjë e rastësishme të duket që në Shqipëri, në vendin ku komunizmi stalisnit jetoi më gjatë se në vendet e tjera, jetojnë më gjatë edhe gratë e këtyre liderëve që ishin përgjegjës për atë. Nëse ka pasur ndonjë histori intriguese në regjimet komuniste ky ka qenë ajo e mbretëreshës së pakurorëzuar.

Stalini e vrau gruan me duart e veta sepse ndërhynte në punët e pushtetit. Titoja e arrestoi Jovankën për disa kohë, kemi dhe histori të tjera me gratë e sundimtarëve komunistë. Por nga të gjitha këto ajo që ka pasur rol si ushtruese e pushtetit ka qenë Nexhmije Hoxha.

Liri Belishova e ka quajtur të lidhur me djallin Nexhmijen. Liri Belishova është e vetmja nga këto të treja që u plagos në luftë, mori një plagë. Këto të treja edhe vetë pretendojnë se nuk kanë shkrepur një pushkë.
Liri Belishova është plagosur në demonstratën e Tiranës në korrik 1943 dhe ka humbur syrin atje.  Pra kishte derdhur gjak në luftë. Asnjë nga këto gratë e tjera nuk derdhi gjak. Edhe burri i Lirisë, Nako Spiro u vra në rrethana të dyshimta, u tha vetëvrasje, por edhe vetë Enver Hoxha e pranoi se ishte një vetëvrasje e imponuar nga presioni i Jugosllavëve.

Në çdo rast, edhe nëse e kanë vrarë Jugosllavët edhe nëse është vetëvrarë është një gjak i derdhur prej dëshmori.

Qëllimi është se nuk është një gjë e rastësisishme, sepse edhe gjë e rastësishme të duket që në Shqipëri, në vendin ku komunizmi stalisnit jetoi më gjatë se në vendet e tjera, jetojnë më gjatë edhe gratë e këtyre liderëve që ishin përgjegjës për atë. Nëse ka pasur ndonjë histori intriguese në regjimet komuniste ky ka qenë ajo e mbretëreshës së pakurorëzuar.

Stalini e vrau gruan me duart e veta sepse ndërhynte në punët e pushtetit. Titoja e arrestoi Jovankën për disa kohë, kemi dhe histori të tjera me gratë e sundimtarëve komunistë. Por nga të gjitha këto ajo që ka pasur rol si ushtruese e pushtetit ka qenë Nexhmije Hoxha.

Liri Belishova e ka quajtur të lidhur me djallin Nexhmijen. Liri Belishova është e vetmja nga këto të treja që u plagos në luftë, mori një plagë. Këto të dyja edhe vetë pretendojnë se nuk kanë shkrepur një pushkë.

EMISIONET