Tre eurodeputetë të partive popullore i kërkojnë llogari KE-së për shembjen e Teatrit Kombëtar

Tre eurodeputetë të partive popullore i kërkojnë llogari

Kur kanë kaluar më shumë se tri javë nga shembja e Teatrit kombëtar, tre eurodeputetë të partive popullore i kanë kërkuar llogari komision Evropian për shembjen.

Tre eurodeputetët Lídia Pereira (PPE), Maria da Graça Carvalho (PPE), Cláudia Monteiro de Aguiar (PPE), i kanë drejtuar sia pyetjeve Komisionit Evropian duke pyetur nëse ky komision ka dijeni se si janë arrestuar protestuesit.

Po ashtu ata pyesin nëse një gjë e tillë a do të ndikojë në politikat e fqinjësisë dhe në hapjen e negociatat për zgjerim.

Këta eurodeputetë e kanë cilësuar shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë si një kërcënim të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Po ashtu, ata rikujtojnë shkatërrimin e ndërtesës së Teatrit më 17 maj dhe faktin se ishte i vlerësuar nga Europa Nostra si një prej shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë.

Po ashtu, sillet në vëmendje se shembja u dënua nga Presidenti i Shqipërisë dhe nga shumë institucione shqiptare dhe evropiane.

Nuk është lënë jashtë vëmendjes as dhuna policore e së dielës në 17 maj, ku theksohet u dhunuan dhjetëra protestues, përfshirë këtu edhe figura politike, gazetarë dhe aktivistë.

EMISIONET