Tranzit nga Italia drejt Zvicrës, kapet çifti shqiptar i korrierëve me 11 kg heroinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2018, 12:45
Një 25 vjeçar dhe një 34 vjeçare, të dy shqiptarë, janë arrestuar në doganën italiane të Chiassos në kufi me Zvicrën.
Në makinën e tyre me targa shqiptare policia kufitare italiane ka gjetur të fshehura në kroskotin e mjetit 11 kg heroinë.
Dy shtetasit shqiptarë janë rezidentë në Shqipëri e po tentonin të hynin në Zvicër permes kufirit italian.
Ndaj tyre rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës tip heroinë.