Trajneri ndërmer nismën për t'i shpëtuar jetën 27 vjeçarit obez.

Darren McClintock, nofka e të cilit është Disby, peshon plot 190 kilogramë. Madje kur i duhet të udhëtojë, 27-vjeçari nga Anglia rezervon dy bileta avioni.

“Doktorët më thanë se nëse doja të jetoja gjatë nuk duhej të vazhdoja më kështu, ose përndryshe do të vdisja më herët. Nëse nuk do ishte për nënën time, nuk do të kisha ndryshuar asnjëherë”, ka thënë Disby.

Për këtë arsye, Darren punësoi Mike Hind si trajner personal për ta ndihmuar që të humbasë në peshë.

Mike vendosi të printojë fletushka me foton e tij dhe Disby dhe me mbishkrimin: “Mos i jepni për ngrënë, obeziteti po e vret”.

“Daily Mail” shkruan se të gjitha dyqanet dhe lokalet të cilat shërbejnë ushqime të gatshme i janë bashkuar nismës së trajnerit Mike.


/Ora News.tv/