Trajneri i njohur sulmon ashpër Ronaldo: Nuk sillet si kampion, prej 3 vitesh jashtë forme

Trajneri i njohur sulmon ashpër Ronaldo: Nuk sillet si kampion, prej 3

Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të mirë. Një fakt të tillë e konfirmoi edhe zëvendësimi i tij në ndeshjen ndaj Milanit.

Portugezi luajti për 55 minuta kundër kuqezinjve, duke i lënë vendin autorit të golit të fitores, Paulo Dybala. E kjo situatë ka ngjallur revoltën e tifozëve bardhezi, që kulmojnë me kritikat e trajnerit, Fabio Capello.

Ish tekniku i Juventusit dhe Milanit deklaroi se performanca e pesë herë fituesit të "Topit të Artë" ka rënë ndjeshëm në tre vitet e fundit.

"Cristiano është një kampion i shkëlqyeshëm. Askush nuk ka kritika për këtë fakt, por ai nuk ka dribluar askënd në tre vitet e fundit. Për momentin ai nuk është në të mirë të tij dhe është normale ta zëvendësojë. Sarri nuk ka nevojë të jetë trim ose të tregojë personalitetin e tij për ta bërë atë ndryshim. Nuk është mirë që ai nuk u ul në pankinë. Ai duhet të jetë kampion edhe kur ai zëvendësohet, jo vetëm kur gjërat po shkojnë mirë. Ai duhet të respektojë shokët e tij të skuadrës," tha 73-vjeçari për "Sky Sports" .

Pasi i la vendin Dybala, Ronaldo u largua i nervozuar drejt dhomave të zhveshjeve, duke u revoltuar në një farë mënyrë me vendimin e trajnerit, Maurizio Sarri.

EMISIONET