Trajneri i Dormundit ka një ide gjeniale, tregon si ndalet Messi

Trajneri i Dormundit ka një ide gjeniale, tregon si ndalet Messi

Trajneri i Borussia Dortmundit, Lucien Favre, e ka zbuluar mënyrën e vetme për ta ndalur Lionel Messin, pasi ylli i Barcelonës në të kundër është i "frikshëm" për çdo kundërshtarë.

Argjentinasi në ndeshjen e tij të 700 arriti të shënoi 1 gol dhe dhuroi 2 asiste në fitoren që katalanasit arritën kundër Dortmundit mbrëmjen e djeshme në stadiumin "Camp Nou". Paraqitja e mrekullueshme në kompeticionin Champions League nga pesë herë fituesi i "Topit të Artë" u vlersua nga trajneri i Dortmundit, Lucien Favre.

“Messi luajti si 9-sh. Lëviz shumë mirë mes linjave dhe kur e merr topin në këmbë, është pothuajse i pandalshëm. Duhet ta ndalesh me faull, sepse ndryshe ai ka shpejtësi të jashtëzakonshme. Pasimi i tij i fundit është tepër i rrezikshëm”.

EMISIONET