Një trup i gjetur në një frigorifer në një fshat kroat duket se i përket një gruaje të zhdukur më shumë se 18 vjet më parë, tha të hënën policia kroate.

Policia tha se ata kanë arrestuar motrën më të madhe të Jasmina Dominic, e cila u raportua e humbur në vitin 2005, por ishte parë për herë të fundit në vitin 2000 kur ishte 23 vjeçe.

Trupi u gjet të shtunën në një frigorifer në korridorin e shtëpisë së familjes Dominic në fshatin Pavlovec, në verilindje të Zagrebit.

Smiljana Srnec, 45 vjeçe, u arrestua për rastin ndërsa për trupin po zhvillohet autopsia, tha policia e cituar nga "Associated Press".

Zëdhënësi i policisë Nenad Risak tha se familja i kishte thënë policisë në të shkuarën, se zonja jetonte jashtë vendit.

Rasti ka tronditur Kroacinë, ndërsa shumë njerëz pyesin se si ishte e mundur që familja të kishte jetuar kaq gjatë me një trup të fshehur në shtëpi.

/S.Ll/



/Ora News.tv/