Disa elefantë janë rrëzuar në fund të një ujëvare në Tailand ditën e shtunë.

 Ato kanë ngordhur si pasojë e rënies nga ujëvara Haew Narok, ndërkohë autoritetet po tentojnë që t'i largojnë trupat e tyre nga uji për të parandaluar dhe një kontaminim të mundshëm.

Gjashtë prej tyre rezultojnë të ngordhur ndërsa 2 prej tyre arritën të shpëtohen nga autoritetet. Këto të fundit kanë hedhur rrjeta për t'i tërhequr nga uji.

Nuk është rasti i parë i një incidenti të tillë pasi dhe më parë ka pasur raste të tilla ku mund të përmendim tragjedinë e vitit 1992, ngjarje që ka shkaktuar shok mbarëkombëtar.

Një ngjarje e tillë e ka tronditur Tailandës pasi për popullin e tyre elefanti është një kafshë e shenjtë.

Organizata për mbrojtjen e kafshëve si dhe qytetarë të shumtë kanë kërkuar ndërtimin e masave mbrojtëse si ura apo struktura që të pengojnë rënien e gjallesave pranë ujëvarave të tilla.

Madje sipas asaj që raporton Bangkok Post ata kërkuan ndërtimin e strukturave të mëdha që të përmbajnë rezerva ushqimore në mënyrë që kafshët mos të udhëtojnë shumë në kërkim të saj dhe të rrezikojnë jetët e tyre.

/Ora News.tv/