Tragjedia në Itali, shkon në 632 numri i të evakuarëve

Tragjedia në Itali, shkon në 632 numri i të evakuarëve

Numri i personave të evakuar është rritur nga 440 në 632 për shkak të rrëzimit të urës Morandi në Xhenova.

Personat e zhvendosur jetojnë afër zonës së urës së shembur.

Ndërsa shtëpitë nën urë nuk mund të shpëtohen.

Kryebashkiaku i Xhenovas, Marco Bucci tha se do të kujdesen për të evakuarit dhe se prioriteti i tyre është që qytetarët të kenë një shtëpi të re.

Autoritetet italiane informojnë për 39 viktima të identifikuara e 16 të plagosur rëndë. 

Mes viktimave janë 2 shqiptarë dhe 3 fëmijë. 4 persona janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat e urës.

Ekipet e kërkim shpëtimit vazhdojnë të punojnë nën gërmadhat e urës për gjetjen e personave që ende rezultojnë të zhdukur.

EMISIONET