Tragjedia me 95 të vdekur, ekuipazhi ishte i dehur dhe trageti i tejmbushur

Tragjedia me 95 të vdekur, ekuipazhi ishte i dehur dhe trageti i tejmbushur

Trageti i fundosur në Kiribati, ku vdiqën 95 persona, raportohet se ishte i tejmbushur.

Gjithashtu nga hetimet u zbulua se ekuipazhi ishte i dehur dhe nuk lejohej të transportonte pasagjerë në det.

Nga 102 persona në bordin e MV Butiraoi vitin e kaluar, vetëm 5 pasagjerë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit mbijetuan.

Shumica e viktimave vdiqën në det nga uria, dehidratimi dhe hipotermia.

Ndërsa një grua vdiq gjatë lindjes.

Trageti 17 metra u largua nga ishulli Nonouti më 18 janar të vitit të kaluar për një udhëtim 2 ditor në Tarawa.

Por u nis pa njoftuar autoritetet dhe nuk lëshoi sinjal alarmi kur filloi të fundosej disa orë pas nisjes.

Mungesa e tragetit u kuptua vetëm pas disa ditësh. Kur alarmi u ngrit nisi një operacion ndërkombëtar me aeroplanë nga Zelanda e Re, Australia dhe SHBA për gjetjen e tragetit.

Më 27 janar, një aeroplan ushtarak i Zelandës së Re gjeti një nga barkat e tragetit që mbante shtatë të mbijetuar, mes tyre edhe një vajzë 14-vjeçare.

Sipas hetimeve:

-Trageti, që mbante 30 ton kokos të tharë, nuk ishte i licencuar për të transportuar pasagjerë në det

-Kapiteni i tragetit, i cili vdiq në aksident, nuk mori informacione mbi kushtet e motit

-Trageti u copëtua për shkak se ngeci në cekëtinë dhe mirëmbajtjes së dobët

-Njëra prej barkave të shpëtimit u ça

-Nuk kishte mjaftueshëm jelekë shpëtimi për të gjithë pasagjerët

-Kapiteni i anijes dhe pjesa e tjetër e ekuipazhit konsumuan shumë alkool gjatë orarit të punës

-Përdorimi i alkoolit i dha secilit prej anëtarëve të ekuipazhit ndjenjën e madhështisë dhe fuqisë për të marrë vendime vetëm

EMISIONET