Tragjedia e Thumanës, humbën jetën 24 persona: Banorët ishte e paralajmëruar

Tragjedia e Thumanës, humbën jetën 24 persona: Banorët ishte

Tragjedia e Thumanës, ku 24 persona humbën jetën nga shembja pallateve pas tërmetit të 26 sipas banorëve ishte e paralajmëruar.

Banorët e zonës të strehuar në Shëngjin, thonë se ekspertët i kanë shpallur të pabanueshëm që pas 4 tërmeteve të  4 korrikut 2018, ku më i forti duke iu referuar kohës kishte mangnitudën 5.2.

Banorja: Kur ka rënë tërmeti me 4 korrik të 2018, ekspertët na kanë thënë që janë të pabaueshme pallatet. Ja cfarë pësuam.me pshpresën jo nuk biem më termet jo nuk shembet. 

Ata thonë se dëmtimet në pallate dhe objektet e tjera që u shembën në 26 nëntor duke marrë jetë njerëzish ishin thelluar pas tërmetit të shtatorit.

Edhe në atë kohë sipas tyre u kanë thënë se pallatet ishin të pabanueshëm, por varfëria sipas tyre i detyroi të vazhdojnë të jetojnë aty.

Banorja: Ju kanë thënë që janë të pabueshëm, ndërsa ata kanë vazhduar duke jutuar, pasi një vend i varfër si Thumana nuk kanë pasur mundësi për të shkuar në vend tjetër për të jetuar.

Në disa pallate dhe shumë shtëpi të Thumanës është vendosur shenja e verdhe, ç’ka do të thotë se do të riparohen.

Por banoret thonë se nuk kanë aspak siguri të kthehen në ato godina, duke ju referuar asaj çfarë kanë përjetuar.

Banorët: Absolutisht unë nuk shkoj për të jetuar aty sikur rri jashtë në breg të detit. Nuk i cojë dy fëmijët për ti mbytur me dorën time. 

Shqip për ta thënë nuk na e mban për të ikur në shtpi sepse është e pabaueshme. Ajo cfarë duam ne është të prishen pallatet tona dhe të rindërtohen sic do të rindërtohen për të gjithë.

Unë nuk mundem që të hyjë më në atë sepse shtëpia është copë-copë edhe nuk futem më aty. 

Ata presin zgjidhjen e premtuar nga qeveria, ose në të kundërt paralajmërojnë valën e re të largimeve nga shqipëria, këtë herë me arsyen se nuk kanë çati mbi kokë.

Banorja: Ne nuk futemi më brenda, do të rrimë jashtë, do të shkojmë me qira, do të kërkojmë botën, pasi nuk kemi guxim. Kemi frikë. 

Në Shëngjin janë akomoduar në disa hotele qindra banor të Thumanës dhe Kurbinit, për të cilet ende nuk dihet e ardhmja e tyre pas shembjes së banesave nga tërmeti i 26 nëntorit.

EMISIONET