Një surprizë për ditën e të dashuruarve i ka kushtuar me jetë 30 vjeçares Reeva Steenkamp. Ajo ishte shumë e lumtur me të dashurin e saj prej dy muajsh, Oscar Pistorius, një atlet paraolimpik nga Afrika e Jugut, dhe kishte vendosur t’i bënte atij një surprizë në ditën e të dashuruarve. Rreth orës 04:00 të mëngjesit ajo kishte shkuar në shtëpinë e Oscar në Pretoria, që t’i bënte një surprizë, por ai kishte qëlluar me armë duke menduar se ishte hajdut. Sipas raportit të Policisë, Reeva ishte qëlluar me tre plumba, në kokë, gjoks dhe krahë duke i shkaktuar asaj plagë vdekjeprurëse. Atleti është arrestuar derisa po vazhdojnë hetimet. Ndërkohë bazuar në rrjetet sociale, ish modelja e vdekur ishte shumë e lumtur për ditën e Shën Valentinit.

/Ora News.tv/