Trageti në Vlorë, pronarët mohojnë se ngarkesa ka përmbajtje kancerogjene

Trageti në Vlorë, pronarët mohojnë se ngarkesa ka

Prokuroria e Vlorës ka bllokuar tragetin në Vlorë ku u gjetën mbetje të dyshuara të rrezikshme, ndërsa kanë nisur verifikimet.

Gazetari i Ora News, Edi Ruçi informon se është ngritur një task force.  

 Është marrë në studim përqindja e radioaktivitetit që mbartin lëndët që janë gjetur aty dhe ka rezultuar se nuk ka përqindje radioaktivieti. Ndërkohë kampionet janë marrë dhe po analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore në Tiranë.

Pronarët italianë të tragetit mohojnë që trageti i tyre të ketë përmbajtje të rrezikshme. Ata thonë se në fuçi gjendet vaj motori dhe se mbetjet janë mbetje normale që krijohen në anije.

 “Fuçitë e mbyllura me vaj janë vaj që përdoret për motorët e anijes. Janë 40 metra kub mbetje që janë krijuar në periudhën kur anija ka qenë në kantier në mesin e shkurtit i kemi kërkuar dhe kantierit në Kroaci por për shkak të çështjeve logjistike na kanë thënë nuk është e mundur. Janë mbetje normale dhe të parrezikshme që akumulohen në anije si gjatë punës normale dhe gjatë kohës që ka qenë në kantier në të gjitha anijet është materiali i izolimit termik i cili kur bëhet i vjetër rinovohet” thonë pronarët italianë të cilët shpresojnë që autoritet italiane të zbardhin të vërtetën.


EMISIONET