Trafikuan mbi 1 ton kokainë në kontenierin me peshk të ngrirë, dënohet shqiptari në Roterdam

Trafikuan mbi 1 ton kokainë në kontenierin me peshk të

Gjykata e Roterdamit në Holandë dënoi nga 5 deri në 7 vjet burg 7 të dyshuar për transportin e mbi 1 ton kokaine, ku mes të dënuarve është edhe një shtetas shqiptar.

Sipas mediave holandeze grupi kishte mundur të fshihte mes peshqve të ngrirë, në një kontenier, që ishte nisur nga Ekuadori në drejtim të Holandës, korrikun e 2018-ës.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur, ndërsa mes grupit është edhe një shtetas amerikan.

Vlera e kokainës, nëse do të dilte në treg, do të ishte rreth 22 milion euro.

EMISIONET