Trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali, dënohet shqiptari me të birin në Bari

Trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali, dënohet shqiptari

Gjykata e Barit ka dënuar me burgim midis 10 vjet dhe 20 muaj si dhe 20 vjet e 4 muaj, secilin prej tetë prej anëtarëve të një organizate kriminale italo-shqiptare të trafikut të drogës mes Gargano dhe Shqipërisë.

Gjyqtari pas një procesi gjyqësor të përshpejtuar, ka dënuar edhe dy persona të konsideruar si udhëheqësit e organizatës, duke u dënuar me 10 vjet dhe 7 vjet e 4 muaj, burgime që i referohen shqiptarëve Roland dhe Fabio Lame, babai dhe djalin.

Policia në Foggia e koordinuar me atë të Barit, organizuan në muajin shkurt të vitit të shkuar një operacion që çoi në arrestimin e 13 personave, të akuzuar për bashkëpunim për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Hetimi gjithashtu zbuloi se në një plazh i njohur në Vieste, gjiri i San Felicës, ishte përdorur nga grupi kriminal për të zbarkuar anijet me drogë nga Shqipëria. Kujdestar i plazhit dhe katër persona të tjerë, duke përfshirë në trafik, aktualisht janë në proces të rregullt gjyqësor.

EMISIONET