Trafikantët e drogës shpëtojnë policët pasi skafi i tyre u fundos gjatë ndjekjes

E nisën udhëtimin e tyre në det si trafikantë droge dhe përfunduan në shpëtimtarë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në brigjet e Malagas në Spanjë.

Garda Civile e Spanjës kishte shënjestruar trafikantët, për të cilët kishin informacion se po trasportonin  3 tonë hashash.

Ata u vunë në ndjekje të motoskafit këmba-këmbës, por operacioni mori kthesë kur anijet u përplasen me njëra-tjetrën dhe tre policët përfunduan në det.

Kamerat e montuara në një helikopter policie kapën momentin dramatik kur skafi i rojeve bregdetare u largua nga kursi dhe filloi të rrotullohej rrezikshëm jashtë kontrollit.

Ndërsa jeta  e policëve ishte në rrezik, ekuipazhi i helikopterit u kërkoi kontrabandistëve të drogës ti ndihmonin  dhe ata pranuan.

Të tre rojet u tërhoqën nga deti, por kjo nuk i bëri ata më të butë ndaj shpëtimtarëve të tyre.

Garda Civile tha se oficerët arrestuan katër trafikantët e skafit me fuqi të lartë me akuzën e trafikut të drogës.

Droga, e paketuar në 80 pako, e kishte origjinën nga Maroku fqinj dhe mendohet se do të shitej te tregtarët spanjollë për shpërndarje të mëtejshme në të gjithë Evropën.


EMISIONET