Për shkak të trafikut të rënduar nga Qafa e Kasharit deri tek sheshi "Shqiponja" automjetet kanë mbetur të bllokuara.

Fluksi i fundjavës ka bërë që hyrja e Tiranës të sjellë trafik të rënduar dhe radhë të gjata kilometrike të automjeteve. 

Drejtuesit e mjeteve që hyjnë në Tiranë janë detyruar të qëndrojnë në radhë për shkak të trafikut.

/Ora News.tv/