Si pasojë e fluksit të madh të pushuesve, në aksin rrugor Lezhë-Balldren pasditen e sotme trafiku ka qenë i rënduar.

Fluksi i pushuesve nga Shëngjini dhe atë që kthehen nga Shkodra ka bërë që të krijohen radhë të gjata automjetesh.

Drejtuesve të automjeteve u është dashur të kalojnë orë të tëra për të udhëtuar për në Shkodër apo destinacione të tjera të veriut.

Trafik i rënduar paraqitet gjithashtu edhe në Thumanë dhe në rrethrrotullimin e Durrësit. Për më shumë shihni fotot e shkrepura nga LSA. 


/Ora News.tv/