Antidroga italiane ka ekzekutuar sot urdhër arestimin ndaj 41 personave të akuzuar për trafik droge mes Shqipërisë, provincës së Barit e Salentos.

Pas dy viteve hetimi operacioni i koduar "Short message" ka vënë në pranga 30 persona e 11 të tjerë në arrrest shtëpiak duke zbardhur lidhjet në trafikun e kokainës, heroinës, marijuanë e hashash mes klanit mafioz barez Dello-Russo-Ficco dhe grupeve kriminale të trafikantëve në Salento.

Hetimet e operacionit "Short message" të nisura në tetor të 2015 kanë identifikuar aktivitetin kriminal të dy grupeve trafikantësh.

Njëri grup me veprim në Tricasso e Triggano furnizonte Salenton me kokainë, heroinë, hashash, marijuanë, përmes një kanali furnizimi droge nga Shqipëria për llogari të klanit mafioz barez Dello-Russo-Ficco.

Grupi i dytë aktiv në komunat Taurisano e Corsano, trafikonte kryesisht heroinë në bashkëpunim me grupe kriminale të provincës së Lecces,

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 3.4 kg drogë, 660 gramë heroinë, 120 gramë kokainë, 1.4 kg hashash, 1.2 kg marijuanë, 1 pistoletë e 5 mijë euro cash.

Të arrestuarit janë të gjithë shtetas italianë.

Arrest me burg:

Ivan Abate, Stefano Bleve, Antonio Calo’, Omar Alberto Caloro, Omar Capece, Giulio Carangelo, Donato Rosario Colona, Roberto Corpus, Dario De Angelis, Mario De Luca, Michela De Ruvo,; Giambattista De Sario Roberto Dello Russo, Paolo Ficco, Luca Andrea Frattolillo,; Luca Frisone, Alessandro Manni, Sergio Margoleo, Gianni Martella, Simone Martella, Pasquale Nestola, Antonio Orlando, Sergio Panarese, Nadia Pispero, Antonio Rizzo, Giovanni Rizzo, Pamela Rizzo, Stefano Schirinzi, Teodoro Vindice, Matteo Zocco.

Arrest shtëpiak;

Eros Calabrese, Rocco Ciullo, Alessandro De Iaco, Emanuela Elia, Cristian Fortiguerra, Nadir Frisullo, MassimilianoPetracca, Simone Piani, Donato Angelo Raino’, Roberto Santo, Salvatore Savarelli.

/Ora News.tv/