Fitonin 180 mijë€ në muaj nga droga dhe prostitucioni, goditen 2 banda shqiptare

Fitonin 180 mijë€ në muaj nga droga dhe prostitucioni, goditen 2

Policia e Modenas në Itali ka vënë në pranga 12 shqiptarë të akuzuar si anëtarë të dy bandave që shfrytëzonin vajza për prostitucion. Përmes kërcënimeve me jetë, ata detyronin vajzat nga Shqipëria dhe Ukraina të prostituonin për llogari të tyre. Në një tjetër aksion të policisë së Xhenovas, dy shqiptarë të tjerë ranë në pranga pasi u kapën me tre kilogam kokainë.

Dy banda shqiptare të akuzuara për prostitucion dhe trafik lëndësh narkotike janë goditur nga autoritetet italiane të Modenas në orët e para të së martës. Anëtarët e këtyre grupeve akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion rreth 20 vajza nga Shqipëria dhe Ukraina pa leje të rregullt qëndrimi, dhe me një biznes përfitimi prej 180 mijë euro në muaj.

Mes të arrestuarve sipas policisë janë 12 shqiptarë të cilët akuzohen edhe për tentativë vrasje.  Për të shfrytëzuar vajzat ata përdornin dhunë dhe i kërcënonin me vdekje, dhe pas kësaj ato detyroheshin të prostituonin për llogari të tyre.

Si vajzat ashtu dhe anëtarët e bandave nuk kishin leje të rregullt qëndrimi dhe shfrytëzonin kohën e ligjshme 3 mujore për të qëndruar në Itali, më pas riktheheshin në Shqipëri për t’u rikthyer sërish në vendin fqinj.

Gjatë kontrolleve të policisë, u kapën dhe prangosën disa prej pjesëtarëve të dy bandave, në një operacion ku u angazhuan 50 forca policie.

Në prill të vitit 2018, anëtarët e dy grupeve rivale u përplasën me armë zjarri mes tyre dhe kjo ishte indicia që detyroi autoritetet policore t’i mbanin nën vëzhgim.

Ndërkokë në një tjetër ngjarje, policia italian e ka arrestuar dy shqiptarë. Aurel Hasanaj, 30 vjeç, dhe  Meti Lika, 35 vjeç, u kapën me një sasi prej 3 kg e gjysëm kokainë.

Ata janë ndaluar gjatë një kontrolli rrugor në territorin e provincës së Xhenovas ku në automjetin me të cilën po udhëtonin tip "Fiat Doblo" janë gjetur të fshehura 3 pako me kokainë me peshë rreth 3 kilogram e gjysmë.

Në banesën e shqiptarëve u gjetën dhe rreth 50 gramë të tjera kokainë si dhe instrumente për konfeksionimin e saj.

Të dy shqiptarët janë me precedentë penalë, ku Meti Lika kishte marrë më herët urdhrin e dëbimit nga territori italian deri më vitin 2022.

EMISIONET