Fotografitë e Kylie Jenner jashtë studios së ish-it Tyga nxitën spekulimet se tradhtia nga ana e saj solli ndarjen nga Travis.

Por miliarderja mendoi se do i jepte fund thashethemeve pas një postimi në Twitter, por jo. Fakti që e quajti “shoqëri” marrëdhënien me Travis, të gjithë po dyshojnë se historisë së tyre i ka ardhur fundi përgjithmonë.

“Interneti i bën gjërat 100 herë më shumë dramatike nga ç’janë në të vërtetë. Nuk kishte asnjë takim në orën 2 të mëngjesit me Tyga-n. Më patë duke lënë dy miqtë e mi në studion në të cilën ndodhej edhe ai.

Unë dhe Travis i kemi marrëdhëniet shumë të mira dhe fokusi ynë kryesor tani është Stormi. Shoqëria dhe vajza jonë është prioriteti ynë kryesor”, shkruajti Kylie në postim.


/Ora News.tv/