Travis Scott ka thyer heshtjen pas ndarjes së tij me partneren Kylie Jenner.

Lajmi për ndarjen e çiftit u publikua në fillim të kësaj jave. Por raportohet se Kylie dhe reperi kanë disa javë më parë.

Fillimisht mediat hamendësuan se arsyeja e ndarjes ishte rikthimi i miliarderes me ish të dashurin, Tyga.  Më pas u raportua se Travis e tradhtoi mongolen e kozmetikës.

Por reperi hodhi poshtë thashethemet.

"Me të vërtetë që prekesh kur shikon gënjeshtra që thuhen për ty. Edhe njëherë historitë e rreme që unë kam tradhtuar janë thjesht gënjeshtra. Jam i përqendruar në jetën, muzikën dhe familjen time në këtë moment, kjo është e vërteta,"-tha ai.

Menjëherë pas ndarjes me Jenner, Scott u lidh me modelen Rojean Kar.

Ndërkohë është përfolur se 22-vjeçarja Kylie po përpiqet të rindërtojë marrëdhënien me ish të dashurin Tyga, pavarësisht se i hodhi poshtë këto thashetheme.

Miliarderja dhe reperi janë prindër të një vajze 22 muajshe, Stormy.


/Ora News.tv/