"Tradhtarët duhen ndëshkuar", paralajmërimi i Vladimir Putin për rusët spiunë të perëndimit

"Tradhtarët duhen ndëshkuar",  paralajmërimi i Vladimir

Presidenti rus, Vladimir Putin, u pyet gjatë verës për helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, vitin e kaluar në Britani.

Putin mohoi se qeveria e tij ishte e përfshirë në një sulm të tillë, teksa nuk ngurroi të jepte edhe një mesazh për tradhtarët.

"Tradhtia nuk është vetëm krimi më i rëndë i mundshëm por edhe më i përçmuari që mund të imagjinohet", u shpreh ai për "Financial Times".

Putin, një ish agjent i KGB-së në kohën kur Rusia ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, shprehu në mënyrë të përsëritur para gazetarëve se: "Tradhtarët duhen dënuar".

Ky qëndrim ndaj Rusëve të cilët punojnë me shërbimet e jashtme të inteligjencës është një nga arsyet pse identiteti i burimeve të CIA-s, të cilat mundësojë informacione të rëndësishme rreth Putin dhe Kremlinit, është mbajtur sekret nga zyrtarët amerikanë.

Megjithëse burimi u tërhoq nga Rusia në 2017 dhe ndodhet në Shtetet e Bashkuara, siguria e tij nuk mund të garantohet.

Të martën, një ditë pasi u konfirmuan lajmet për ekzistencën e burimit në mediat amerikane, gazetat ruse botuan emrin e një ish-zyrtari rus që jetonte në zonën Washingtonit.

Joseph Augustyn, ish-drejtor i operacioneve të rivendosjes së detektorëve në CIA, tha se qeveria amerikane duhej të ishte në dijeni të rreziqeve dhe me siguri do të kishte 24 orë në 7 ditë siguri për mbrojtësin.

“Putin është shumë hakmarrës. Putini do të shkojë pas këtyre njerëzve", tha Augustyn.

Shumë kundërshtarë të Kremlinit, të cilët janë larguar jashtë vendit, kanë pasur fat jo të mirë.

Sergei Skripal, ish-agjent rus, u gjet i helmuar me një agjent nervor në një park në qytetin e Salisbury së bashku me vajzën e tij Yulia në mars të 2018-ës.

EMISIONET