Pavarësisht se pandemia e koronavirusit pati një impakt shumë të madh tek skuadra e Real Madrid, ata sërish janë në “gjueti” të talenteve të rinj.

Mediat në Spanjë po “gumëzhijnë” për një kalim të mundshëm të Nicolo Zaniolos nga Roma tek Los Blancos një operacion ky që do t’i kushtojë të paktën 50 mln euro.

Zaniolo është rikthyer në stërvitje këtë javë te Roma, por mediat në Spanjë paralajmërojnë se 21 vjeçari së shpejti mund t’i drejtohet Madridit.

Skuadra që drejtohet nga Zinedine Zidane ka ndryshuar politikën e transferimit në sezonet e fundit, duke u përqendruar më shumë te lojtarët e rinj premtues.

Zaniolo ka edhe katër vite kontratë me Romën, por problemet financiare të skuadrës italiane, mund të bëjnë që të heqin dorë nga talenti i tyre.

Më herët nën optikën e madrilenëve ishin Erling Haaland dhe Eduardo Camavinga por transferimi i tyre do t’i kushtonte jo pak spanjollëve.

/Ora News.tv/