Ndërhyrja e policisë dhe INUK në bllokimin e kompleksit “Jon” ne Vlore ka qenë e paligjshme. Ky është konkluzioni i Avokatit të Popullit pas shqyrtimit të rastit. Deklarata bërë bërë gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve ku Totozani ishte thirrur për të diskutuar në lidhje me progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. “Po studiojmë ankesën e bërë për çështjen e pallatit në Vlorë.  I kemi bërë rekomandim ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për policinë, pasi ajo veproi atje në mënyrë të paligjshme. Vendosja e shiritit, skenë krimi ishte e paligjshme”tha Totozani. Avokati i Popullit ka deklaruar se nuk ka asnjë ankesë të bërë për çështjen e armëve kimike dhe as nga të shkarkuarit nga puna në administratë, duke shtuar se është duke monitoruar situatën nëpërmjet medias. “Ndjekim median, pasi tek Avokati i Popullit nuk ka asnjë ankesë për largime nga puna. Kemi kërkuar informacione konkrete për rekrutimet dhe shkarkimet nga administrate. Së shpejti do të çojmë një raport në Parlament për këtë çështje. Ne merremi me rastet kur ka shkelje të të drejtave të njeriut dhe veprojmë mbi ankesa. Për votat në Korçë, ne nuk merremi me çështjet në lidhje me mbarëvajtjen ose jo të procesit zgjedhor” ka theksuar ai. Avokati i Popullit ka kritikuar edhe Parlamentin se nuk merr në shqyrtim raportet e këtij institucioni. “Kemi depozituar shumë raporte në Kuvend, asnjëri nuk është marrë në shqyrtim. Së shpejti në Kuvend do të depozitohet një raport, që do kërkojë hapjen e dosjeve të kominizmit” është shprehur Totozani.

Nderkohe Totozani ngriti shqetesimin mbi vonesat ne pagesat e njerezve me aftesi te kufizuar dhe perkrahje sociale.

/Ora News.tv/