“Unë do doja të thosha se të gjithë ata që kanë humbur jetën, në cilëndo pjesë të botës, në këtë moment duhet t’u përqafohen familjaret. Duhet të respektohen kujtimet e kujtdo, nga Poli i Veriut tek ai i jugut, sepse në këtë moment nuk ekzistojnë miq, vëllezër, ekzistojnë qenie njerëzore të cilët duhen cilësuar të tërë si vëllezër, sepse në një moment si ky, s’mund të jenë tjetër gjë...”

Ky është mesazhi që përcjell në një lidhje skype Prof. Dok. PietroZaniboni, bashkëproducenti i emisionit kulturor Totem, që vjen çdo të premte në ekranin e ORA HD, nën moderimin e TobiasXhaxhiut.

Zaniboni, një njohës i shkëlqyer i ekonomisë dhe shkencave humane, u ndal në ndryshimet imediate që emergjenca e COVID-19 ka sjellë globalisht dhe veçanërisht në Italinë fqinje, ku zgjatimet e virusit duket se u kanë marrë jetën mijëra  vetëve:

“Në të njëjtin periudhë të vitit përgjatë 2019, janë shitur në Itali 190.000 makina, vetura. Në të njëjtën muaj të këtij viti, vetëm 24.000 u shitën, me një rënie prej 85%. Unë nuk po arsyetoj mbi makinat, po arsyetoj mbi të papunët. Spanja ka pasur në muajin e fundit, 300.000 individë të papunë më shumë. Italia nëse nuk rinis me shpejtësi në nivelin ekonomik përtej problemit shëndetësor...Do të ketë shumë shpejt 1 milionë të papunë më shumë”.

Po kështu, Zaniboni foli me skepticizëm mbi reagimin e vonuar të Evropës së bashkuar në ndihmën humanitare dhe çmoi aktin e ndërmarre nga qeveria shqiptare për të dërguar staf mjekësor në spitalet italiane:

“Jam i fundit që do e bëjë, por po përfitoj nga rasti për të falënderuar edhe unë si italian kryeministrin tuaj për gjestin që ka bërë. Jo për ofiqin por për gjestin, sepse ishte një gjest vëllazërie mjaft i rëndësishëm dhe në këtë moment ka dëshmuar se ekzistojnë ende vende që janë ende në gjendje të japin ndihmë të ndërsjellët dhe për këtë e falënderoj”.  

Nën drejtimin e TobiasXhaxhiut, “Totem”rikthehet sërish të premten e ardhshme, ora 17:00 në ekranin e ORA HD.

/Ora News.tv/