Lojtari i Juventusit, Matthijs de Ligt është fituesi i edicionit të dytë të Çmimit "Kopa".

Trofeu që jepet nga "France Football" vlerëson lojtarin më të mirë të vitit, me holandezin që fitoi simpatinë dhe votat e gjithë botës së sportit.

De Ligt kaloi gjatë merkatos së verës te Juventus nga Ajax, teksa dallohet për lojën në ajër dhe forcën në duelet tek e tek. 20-vjeçari mposhti dy talentet, Jadon Sancho dhe Joao Felix, që kompletuan podiumin.

Në garë për këtë titull ishin edhe emra si Samuel Chukëueze i Villareal, Moise Kean i Everton, Matteo Guendouzi i Arsenal, Andriy Lunin i Real Valladolid, Lee Kang-In i Valencia dhe Vinicus Junior  i Realit të Madridit.

Në garë për këtë titull ishte dhe fituesi në fuqi, Kylian Mbappe, i cili triumfoi në edicionin e kaluar.

/Ora News.tv/