Tone të ashpra mes Doçi dhe Kokës. Koka: Je dakord me ndarjen e territoreve? Doçi: S'mund të bësh ti debat me mua

Zhvillimet e fundit në politikën e Kosovës kanë shkaktuar debate në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora.

Gazetari Bledian koka ka debatuar më poetin Agim Doçi në raport me idenë e reciprocitetit që Kurti ka hedhur.

Doçi: A është ende Kosova projekt amerikan?

Koka: A e di ti që sot Amerika po i kërkon Kosovës të pranojë ndarjen e territoreve? Je dakord ti me këtë projekt?

Doçi: Kush, Grenelli? Po ky i juaji, a i tha amerikanëve mos e votoni Trump-in? Është më e rëndësishme ça thotë Albin Kurti, reciprocitet.

Koka: Çfarë është reciprocitet?

Doçi: Po ti se kupton , se ske nivel për të bërë debat me mua.


EMISIONET