Tokat në bregdet, Gjonaj në Vlorë: Mbivendosja, problemi i madh

Tokat në bregdet, Gjonaj në Vlorë: Mbivendosja, problemi i madh

Vlora si zonë bregdetare është një prej qarqeve me problematikën më të theksuar të abuzimeve me pronën edhe ne zyrat e shtetit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë inspektimit të institucioneve të varësisë, pranoi fenomenin shqetësues duke theksuar veçanërisht mbivendosjen e titujve të pronësisë, si çështje që qeveria kërkon ta vërë në rrugën e zgjidhjes përmes reformave të ndërmarra.

Mbivendosja e titujve të pronësisë është problemi i madh në trajtimin e dosjeve të nxehta të pronës në zonat bregdetare, ku tokat marrin më shumë vlerë por edhe abuzimet janë më të mëdha.

Nga Vlora, ku kjo problematike është e theksuar, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj theksoi reformën e qeverisë për të futur në rrugën e zgjidhjes çështjen e pronës.

Gjonaj: Në shumicën e rasteve jo vetëm është abuzuar me mënyrën e dhënies së sherbimit, është abuzuar dhe me mënyrën e  regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Por njëkohësisht ka dhe një mbivendosje të jashtëzakonshme në ato raste kur ka një vendim të kthimit-kompensimit të pronave, kur ka një vendim gjykate ose kur ka një vendim për legalizimin e pronës.Qeveria shqiptare po ndërmerr një reformë të madhe që qeveria po ndërmerr për çështjen e pronave, duke i trajtuar në mënyrë të integruar të gjithë titujt e pronësisë përmes një Agjencie.

Duke pranuar se një pjesë e këtij abuzimi ka ndodhur brenda zyrave të shtetit, Gjonaj kërkoi ndihmën e qytetarëve për të denoncuar rastet në mënyrë që fajtorët të mbajnë përgjegjësi.

Gjoni: Qytetarët kanë të gjithë mundësinë që sot të denoncojnë të gjithë ata punonjës të adminsitratës publike që abuzojnë, sorollasin me burokracira të paqena, të cilët mund të kërkojnë dhe ryshfet ti denoncojnë në platformën Shqipëriaqëduam.al pasi kemi bërë realitet që kur kemi identifikuar raste të tilla jo vetëm që këta punonjës të administratës janë pushuar apo marrë masat përkatëse por kanë shkuar deri në kallzime penale në prokurori.

Zgjidhjen për problematikën e zvarritjeve brenda institicioneve, qeveria e sheh tek Agjensia e Posaçme e Trajtimit të Pronës që do të bashkojë Hipotekat me Aluiznin.

EMISIONET