TKOB rikthen në teatrin “Bylis” operetën “Lakuriqi i Natës”

TKOB rikthen në teatrin “Bylis” operetën “Lakuriqi i

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të rikthejë në qytetin e Fierit operetën lakuriqi i natës. Për drejtoren e Teatrit të Operas dhe për kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, ky rikthim duhet të vlerësohet, ndërsa priten më shumë bashkëpunime në të ardhmen.

Në datat 15 dhe 16 tetor, Teatri  Kombëtar i Operas dhe Baletit do të rikthejë në skenën e teatrit "Bylis" në Fier një nga më të bukurat e Strauss, opereta “Lakuriqi i Natës”.

Një histori ku gërshetohet klasi dhe grotesku, mes mondanitetit, luksit dhe mashtrimit në shoqërinë vieneze të 1870-ës, një komedi situatash dhe ngatërresash, që në të vërtetë e hasim edhe sot.

Si një qytet artëdashës, vepra “Lakuriqi i Natës” cilësohet si një vlerë e shtuar e qytetit, e cila do të shoqërojë dhe festën e çlirimit të Fierit.

Zana Çela: Është një teatër muzikor që publiku do ta shijojë jo vetëm nëpërmjet këndimit të këngëtarëve operistikë, por ata do të jenë njëkohësisht edhe aktorë.

Bashkëpunimet me Teatrin e Operas dhe Baletit do të vijojnë, pasi një kalendar i pasur shfaqesh në Fier pritet të publikohet së shpejti.

Për kryebashkiakun, Armando Subashi, ky rikthim duhet të vlerësohet.

Armando Subashi: Mezi po e pres datën 15-16 ku do të vendosim këtë vepër. Ne do të vazhdojmë edhe në muajt në vijim duke sjellë veprat botërore të autorëve më të mirë, por edhe të autorëve vendas.

Valset, ariet dhe muzika më e bukur e Strauss e mbledhur në një vepër të vetme, si asnjëherë më parë në një produksion të TKOB, bën bashkë të gjithë artistët në një lojë të jashtëzakonshme muzikore dhe aktoriale, me një kast artistësh shqiptarë me famë ndërkombëtare, artistë të TKOB dhe të rinj të dalë nga shkollat dhe skenat shqiptare.


EMISIONET