Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, arrestohet një tjetër i kërkuar në Rinas

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, arrestohet një tjetër

Një prej të kërkuarve për tjetërsimin e pronave në Shëngjin është arrestuar nga policia.

Në pranga ka përfunduar Lekë Frroku, 57-vjeç, i cili është arrestuar në Rinas. 

Ai po lëvizte me një automjet tip ML.

Arrestimi i këtij shtetasi bëhet në kuadër të operacionit "Ranishtja 4", ku u arrestuan 12 persona dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Lezhë  me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018,  ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg",  për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Prokuroria ka vënë nën akuzë dhjetëra zyrtarë të Bashkisë së Lezhës dhe jo vetëm për tjetërsimin e pronave në zonë e Ranës së Hedhun, një zonë shumë pak e shfrytëzuar.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, nënkryetari, Drejtoresha e Hipotekës dhe 5 zyrtarë të tjerë lokalë u arrestuan nga policia lokale mesditën e 16 marsit, pasi u akuzuan për shpërdorim detyre dhe falsifikimi dokumentesh që lidhen me tjetërsimin e pronave në bregdet.

Në pranga ranë 8 persona ndërsa është prerë urdhërarresti për 23 persona gjithsej. 

Zyrtarët u arrestuan me urdhëruar nga Prokuroria e Lezhës dhe vendim të gjykatës së Lezhës pas hetimeve disa mujore në lidhje me abuzime të dyshuara të bashkisë së Lëzhës me tokat në bregdet. 


EMISIONET