Tjetër tërmet në Tiranë

Tjetër tërmet në Tiranë

Të tjera lëkundje tërmeti ndjehen në kryeqytet.  Sipas IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 ballë i shkallës rihter me epiqendër 20 km në veriperëndim të Tiranës.

Lëkundjet u ndjenë rreth orës 22:08.

Banorët e pallateve në panik kanë dalë menjëherë jashtë për siguri.

Më herët, përgjegjësi i Departamentit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi, në një intervistë për RTV Ora u shpreh se megjithëse nuk mund të kemi një parashikim të saktë, pas tërmetit 5.8 ballë të një dite më parë situata në vijim pritet të jetë më e qetë, pasi edhe intensiteti i lëkundjeve ka ardhur duke u ulur.

EMISIONET