Tjetër sulm në SHBA/ Humbin jetën 9 persona, plagosen 26 të tjerë

Tjetër sulm në SHBA/ Humbin jetën 9 persona, plagosen 26 të

Vetëm disa orë pasi një person hapi zjarr në një qendër tregtare në El Paso, të Teksasit, një tjetër ngjarje e rëndë u raportua sërish në Shtetet e Bashkuara.

Një person hapi zjarr në Dejton, Ohio në orët e para të mëngjesit, duke vrarë të paktën 9 persona dhe duke lënë të plagosur 26 të tjerë.

Policia e Daytonit tha se sulmuesi, Connor Betts, ka vdekur. Policia tha se është duke u mbështetur nga FBI-ja në hetimin e këtij rasti.

Policia tha se nuk dihen motivet e incidentit dhe hetuesit besojnë se sulmuesi veproi i vetëm.

Pasditen e djeshme një tjetër sulm u regjistrua në Teksas ku humbën jetën 20 persona dhe 26 të tjerë mbetën të plagosur. Autori ishte një 21 vjeçar.  

Më pak se 20 minuta para sulmit, vrasësi i dyshuar postoi i Teksasit publikoi një postim me një gjuhë urrejtjeje në internet që akuzoi komunitetin hispanik për rrëmbimin e “të bardhëve” në SHBA.  

"Kjo është gjenerata e fundit e fëmijëve të bardhë" në Amerikë, shkruante autori.

Historia e të shtënave në Ohio është ende në hetim.





EMISIONET