Tjetër aksident, një i vdekur në rrugën Poshnje- Ura Vajgurore

Tjetër aksident, një i vdekur në rrugën Poshnje- Ura

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 45-vjeçari mbrëmjen e sotme (6 janar), ndërkohë që policia shoqëroi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Dritan Mici, 45 vjeç, banues në lagjen "Jani Vruho" të qytetit të Beratit u aksidentua në rrugë ndërsa udhëtonte me biçikletë në drejtim të fshatit Poshnje.

"Aksidenti u rregjistruar rreth orës 19:10, në afërsi të fshatit Poshnje, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Çiflikut". Mjeti tip karotrec, që drejtohej nga Jetmir Caushi, mësohet se gjithashtu udhëtonte në drejtim të fshatit Poshnje, ku pas një parakalimi ka aksidentuar mjetin tip biçikletë, ku udhëtonte 45 vjeçari", sqaron policia.

Përplasja ka qenë fatale për burrin, i cili ka ndërruar jetë pa mundur të marrë ndihmën e parë. Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë rrugore, të cilët nisën hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti. Drejtuesi i mjetit tip karotrec, banues në qytetin e Kuçovës është shoqëruar në organin blu ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

EMISIONET