Një person u vu në pranga dhe një tjetër u procedua në gjendje të lirë, pasi kanë furnizuar makinën me karburant me para të dyshuara të falsifikuara.

Policia njofton se i arrestuari është shtetasi A. Ç., 17 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u procedua në gjendje të lirë K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë furnizuar mjetin me karburant në një pikë karburanti pranë “Zogut të Zi”, dyshohet se i kanë dhënë punonjësit të karburantit një kartmonedhë të prerjes 50 euro të dyshuar të falsifikuar”,- informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Falsifikimit të monedhave të kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

/Ora News.tv/