Tiranë: Tension te Medreseja, bashkia largon me dhunë 10 familje

Tiranë: Tension te Medreseja, bashkia largon me dhunë 10 familje

 Bashkia e Tiranës nuk ndalon së krijuari tensione dhe përplasje me banorët. Pas protestës së tregut elektrik, protesta e rradhës është shënuar në zonën e Medresesë ku 10 familjeve iu kërkua të largoheshin nga banesat ku jetonin pasi objekti do të shembej

Në mbështetje të policisë bashkiake ishin dhe forcat e rendit dhe efektivët e repartit Shqiponja. Familjarët tentuamn të rezistojnë por në pamundësi u përballën me numrin e shtuar të policisë.

Bashkia nuk është ndalur pavarësisht se për çështjen ka një proces gjyqësor. Pas përplasjeve fizike u shoqëruan katër persona

Në zonë kishte lot, dhune dhe perplasje madje një banor humbi ndjenjat

Një prej banorëve shprehet se ndihet i pafuqishëm përballë kësaj situate ndërsa tregon momentin kur u konfrontua me forcat e rendit.

Të shqetësuar banorët deklarojnë se janë lajmëruar për lirimin e banesave më datë 23 ndërsa në shkresën që është sjellë për lirim, nuk jepet asnjë informacion se për çfarë do të shërbejë godina ndërsa sipas banorëve mendohet se ekziston një plan për ndërtim

Megjithatë bashkia është justifikuar se do të rikthejë kopshtin 50 dhe se familjeve u ofrohet të aplikojnë për bonusin e qirasë.


EMISIONET