Tiranë, 28 vjeçari plagoset me armë në shtëpi në rrethana të panjohura

Tiranë, 28 vjeçari plagoset me armë në shtëpi në

Një 28 vjeçar ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta në Tiranë.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.S, është plagosur me armë zjarri rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu” në kryeqytet.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në banesë, është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. S., rreth 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorit.

EMISIONET