Tiranë, parandalohet vrasja e dyfishtë në Valias

Tiranë, parandalohet vrasja e dyfishtë në Valias

Policia e Tiranës deklaron se është parandaluar vrasja e dy personave në Valias.  Ndërsa janë arrestuar 2 persona të identifikuar si Safedin Satka, 40 vjeç dhe Blertjan Sulejmani, 39 vjeç , të dy banues në Valias. Ky i fundit ishte dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” .

"Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit Kallashnikov me dy karikatore me fishekë, me të cilën këta dy shtetas dyshohet se do vrisnin dy shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt."

Marrja në kohë e informacionit si dhe ndërhyrja me profesionalizëm e forcave të Policisë të Komisariatit nr 5, parandaluan  përshkallëzimin e konfliktit me arme, informoi policia e Tiranes. 

Në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe automjeti i autorëve të kësaj ngjarjeje tip Porsche Cayenne.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur ne tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

EMISIONET